Brikena habit me përgjigjen për 100 mijë eurot, por publiku nuk e beson...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Gjatë një bisede të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP, diskutimi është fokusuar te çmimi i madh dhe planet që banorët kanë për të ardhmen pas përfundimit të eksperiencës.

Teksa po fliste me Rogertin, Brikena u pyet se si do t’i përdorte 100 mijë eurot nëse do të fitonte. Ajo dha një përgjigje emocionale dhe ndryshe nga pritshmëritë e zakonshme për investime apo luks personal.

Brikena u shpreh se pjesën më të madhe të shumës do ta dedikonte për kafshët e rrugës, duke theksuar se dëshiron që ato të kenë kujdes dhe ushqim të siguruar. Ajo shtoi se gjithçka do ta përdorte për bamirësi, ndërsa vetëm një pjesë të vogël do t’ia jepte familjes.

Megjithatë, deklarata e saj nuk është pritur mirë nga një pjesë e publikut, i cili ka reaguar me dyshime dhe komente kritike, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e saj.

Screenshot /Lokimagazine