Big Brother VIP Kosova 5 nis më herët se zakonisht? Zbulohen detajet e para për edicionin e ri...

"Big Brother Vip Kosova"/Logo
"Big Brother Vip Kosova"/Logo

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa detaje të reja po qarkullojnë për datën e nisjes dhe ndryshimet që priten në drejtimin e spektaklit.

Sipas burimeve të “Indeksonline”, BBVK 5 pritet të nisë më herët nga sa është mësuar publiku në edicionet e kaluara. Reality show raportohet se do të hapë dyert gjatë javës së parë të tetorit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se procesi i përzgjedhjes së banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë ka përfunduar. Megjithatë, emrat e konkurrentëve nuk janë bërë ende publikë zyrtarisht.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm pritet të jetë në moderim. Sipas raportimit, Alaudin Hamiti do ta drejtojë i vetëm edicionin e pestë, pas largimit të Jonida Vokshit.

Për Alaudinin, ky do të jetë viti i pestë radhazi në krye të “Big Brother VIP Kosova”.

Ndërkohë, Jonida Vokshi, e cila e ka drejtuar spektaklin përkrah tij në katër edicionet e para, ka konfirmuar tashmë se nuk do të rikthehet këtë sezon.

Moderatorja ka zgjedhur të marrë një pauzë nga televizioni, për t’iu kushtuar më shumë filmit dhe teatrit.

Nëse raportimet konfirmohen, BBVK 5 pritet të sjellë një nisje më të hershme dhe një tjetër kapitull për formatin, këtë herë me Alaudin Hamitin në drejtimin e vetëm të spektaklit.