Pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania, Brikena është rikthyer pranë familjes, ku është pritur me një atmosferë të ngrohtë dhe plot surpriza.
Pas më shumë se tre muajsh e gjysmë brenda shtëpisë, ish-banorja ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja emocionuese, ku shtëpia ishte dekoruar me tullumbace të bardha dhe fotografi që pasqyronin rrugëtimin e saj në spektakël.
Një nga detajet më të veçanta ishte festa e vonuar për 26-vjetorin e saj. Edhe pse ditëlindjen e kishte festuar brenda shtëpisë, familjarët kishin organizuar një tjetër surprizë me tullumbace “26” dhe një tortë të personalizuar për mirëseardhjen.

Brikena Selmani via Instagram Story
Në mesin e dekorimeve nuk mungoi edhe një moment romantik: një foto ku ajo shfaqet duke u puthur me partnerin e saj, Mateo Borri, të cilit i ka dedikuar fjalët: “Besoj tek ti. Gjithmonë. Deri në fitore”.

Brikena Selmani via Instagram Story
Ky rikthim tregon se, pavarësisht përfundimit të lojës për të, mbështetja dhe dashuria nga njerëzit e saj më të afërt mbeten pjesa më e rëndësishme e këtij rrugëtimi.




