Ana Kallaku flet për partneren e Besit: “Një burim i kulluar gëzimi në familjen tonë”

Ana Kallaku via Instagram
Ana Kallaku via Instagram

Ana Kallaku ka ndarë së fundmi disa detaje të rralla mbi raportin që ka me Ejonën, partneren e Bes Kallakut, duke treguar publikisht vlerësimin dhe afeksionin që ndjen për të.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, Ana publikoi edhe një foto krah Ejones, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të shumta që kishte marrë lidhur me të.

“Si e ke marrëdhënien me Ejonën, nusen e Besit?”, ishte një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje.

Ana u shpreh me shumë dashuri për të, duke thënë:

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën… Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të.”

Ana Kallaku via Instagram Story

Në një tjetër pyetje, ndjekësit u interesuan se kur publiku do ta shohë më shumë partneren e Besit në rrjetet sociale apo në dalje publike.

Megjithatë, Ana sqaroi se Ejona preferon të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe kjo zgjedhje respektohet plotësisht nga familja.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë për të mos u ekspozuar,” – u përgjigj ajo.

Ana Kallaku via Instagram Story

Deklaratat e Anës janë pritur shumë mirë nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e afërt dhe atmosferën pozitive që duket se ekziston në familjen Kallaku.