Amber zbulon të vërtetën pas “look-ut” që bëri namin: Ja çfarë fshihej pas flokëve të shkurtër...

Amber Alushi via Instagram
Amber Alushi via Instagram

Një ndryshim i papritur në pamjen e saj tërhoqi vëmendjen e fansave dhe bëri xhiron e rrjetit, pasi u përfol se Amber, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, kishte vendosur t’i priste flokët shkurt.

Por duket se gjithçka ishte ndryshe nga sa u mendua fillimisht. Vetë Amber ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar të vërtetën dhe duke i dhënë fund aludimeve.

Në disa postime të publikuara në Instagram Story, ajo ka ndarë dy fotografi ku shfaqet me një model të ri flokësh me baluke. Megjithatë, në vend që të konfirmojë ndryshimin, Amber ka treguar se bëhej fjalë vetëm për një paruke.

Luku që bëri namin, flokët nuk i kam prerë, janë paruke, vathët me Asin e zi, shpikja ime”, ka shkruar ajo në postimin e parë, duke e shpjeguar situatën me humor.

Amber Alushi via Instagram Story

Në një tjetër fotografi, ajo ka komentuar edhe pamjen dhe pozën, duke shkruar:

Ngjyra e parukës yll, me shikimin kam tepruar pak se nuk jam kaq e egër kur dua të bëj shikim seksi”.

Amber Alushi via Instagram Story

Kështu, Amber ka bërë të qartë se ndryshimi i shumëpërfolur i look-ut nuk ishte një transformim i përhershëm. Me anë të parukës dhe aksesorëve, ish-banorja ka eksperimentuar me një stil krejt ndryshe, duke tërhequr jo pak vëmendje në rrjet.