Teksa “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt finales së madhe, është shuar një nga pikëpyetjet më të diskutuara të publikut: kush do ta drejtojë spektaklin vitin e ardhshëm.
Përgjigjen e ka dhënë vetë Ledion Liço, i cili ka konfirmuar se do të rikthehet si moderator edhe për sezonin e ardhshëm të formatit në Top Channel.
Me një deklaratë të shkurtër, por të qartë, ai i dha fund çdo aludimi: do të jetë sërish në krye të “BBVIP”.
Ky konfirmim zyrtar i jep fund spekulimeve që qarkullonin në rrjet dhe tregon se televizioni ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me të, duke ruajtur të njëjtën figurë në drejtimin e spektaklit më të ndjekur në vend.
Tashmë, vëmendja mbetet te finalja e këtij sezoni dhe pritshmëritë për atë që do të sjellë edicioni i ardhshëm.




