Edicioni i shtatë i “Për’puthen” pritet të nisë së shpejti në Top Channel, me ndryshime të rëndësishme në stafin e programit.
Këtë sezon, drejtimi i formatit i është besuar Heidi Bacit, e cila do të marrë për herë të parë rolin e moderatores së “Për’puthen”.
Ndërkohë, edhe paneli i opinionistëve vjen me një përbërje të re. Pjesë e tij do të jenë Erjola Doçi dhe Drini Zeqo, i cili rikthehet në ekranin e Top Channel pas plot 22 vitesh.
Një tjetër emër i konfirmuar për sezonin e ri është gazetari Ronaldo Sharka, i cili do të jetë autor i programit.
Me një moderatore të re dhe një panel opinionistësh që sjell kombinimin e Erjola Doçit dhe Drini Zeqos, sezoni i shtatë i “Për’puthen” pritet të vijë me një tjetër dinamikë.




