Zendaya ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të ri në pamjen e saj. Aktorja është shfaqur me një prerje flokësh “bixie”, një kombinim mes stilit bob dhe pixie, që thekson kaçurrelat e saj natyrale.
Look-u i ri u vu re në fotot promocionale të filmit The Drama, ku ajo shfaqet krah Robert Pattinson. Prerja e shkurtër, me shtresa të buta, i jep flokëve volum dhe një pamje moderne e elegante.

Marc Piasecki//Getty Images
Ndërkohë, në rrjet kanë qarkulluar edhe thashetheme se Zendaya mund të jetë martuar në fshehtësi me partnerin e saj Tom Holland, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Pavarësisht kësaj, look-u i ri i aktores po konsiderohet tashmë një frymëzim i fortë për vajzat që preferojnë prerje të shkurtra dhe natyrale.





