Zbulohet se Selin Bollati ka qënë dikur pjesë e Big Brother VIP Albania 2 (video)

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Një video e vjetër që po qarkullon së fundmi në TikTok ka rikthyer vëmendjen tek rrugëtimi i Selin Bollati, një nga banoret më të përfolura të Big Brother VIP Albania 5.

Në pamjet që janë bërë virale, Selin shihet duke kërcyer gjatë finales së Big Brother VIP Albania 2. Në atë periudhë, ajo ishte pjesë e trupës së baletit, duke performuar në sfond si figurante gjatë një momenti surprizë për finalistët.

Video: Lokimagazine

Vetëm pak vite më vonë, rruga e saj ka marrë një kthesë të madhe. Nga një rol në prapavijë, Selin është shndërruar në një nga figurat kryesore të këtij edicioni.

Falë personalitetit të saj, mënyrës së lojës dhe situatave që ka krijuar brenda shtëpisë, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe tashmë konsiderohet nga shumë ndjekës si një ndër pretendentet kryesore për çmimin e madh.