Zbulohet moderatorja që Edi Rama imitoi gjatë fjalimit...

Zbulohet moderatorja që Edi Rama imitoi gjatë fjalimit...

Një moment nga dalja e fundit publike e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, pasi lëvizjet dhe gjestet e tij u interpretuan si një imitim i një moderatoreje të njohur shqiptare.

Gjatë një takimi në Elbasan, Rama ka ironizuar disa figura publike që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Sazan dhe Zvërnec, duke bërë disa lëvizje që shumë përdorues i lidhën me një pozë të moderatores Fjoralba Ponari.

Sipas reagimeve online, gjestet e kryeministrit ngjanin me një pozë që Fjoralba Ponari kishte realizuar gjatë një vizite në Paris, pranë Kullës Eiffel.

Fjoralba Ponari via Instagram

Kjo situatë vjen në një periudhë kur debati për investimet strategjike, zonat bregdetare dhe protestat qytetare ka marrë vëmendje të madhe publike.

Protestat në Tiranë kundër projekteve të lidhura me Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit kanë vijuar me pjesëmarrje të konsiderueshme, duke sjellë përplasje të forta në opinion.

Ndërkohë, një tjetër figurë publike që është përfshirë në debat ka qenë moderatorja Alketa Vejsiu, pas një deklarate ku ajo sugjeroi që zhvillimi ekonomik të shihej edhe nga një këndvështrim pozitiv.

Reagimet ndaj saj kanë qenë të shumta, ndërsa debati është zgjeruar përtej politikës, duke përfshirë edhe personazhe të njohura të medias dhe showbiz-it.

Vetë Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të qartë ndaj sloganeve të protestuesve, duke komentuar edhe thirrjen “Shqipëria është e shqiptarëve” gjatë një fjalimi për projektet në Zvërnec.