Lumbardh Salihu, fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2”, duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e tij private, këtë herë larg vëmendjes mediatike.
Pas periudhës së pas-fitores, Lumbardhi është shfaqur më i fokusuar te natyra, aktiviteti fizik, kujdesi për shëndetin dhe udhëtimet. Por duket se në këtë fazë të jetës ai nuk është vetëm.
Sipas Prive By LS, burime të tyre bëjnë me dije se Lumbardhi është në një lidhje dashurie me një sipërmarrëse austriake, e cila përshkruhet si milionere dhe disa vite më e madhe në moshë se ai.
Sipas të njëjtave burime, partnerja e tij është e angazhuar në disa biznese të suksesshme në Austri.
Ajo dyshohet se ka publikuar edhe fotografi nga pushimet e përbashkëta me Lumbardhin, megjithëse është kujdesur që identiteti i tij të mos bëhet i dallueshëm në mënyrë të qartë.
Për momentin, identiteti i partneres nuk është bërë publik, ndërsa çifti duket se ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së publikut.
Pra, pas fitores në BBVK2, duket se Lumbardh Salihu mund të ketë gjetur një tjetër arsye për të buzëqeshur, këtë herë në jetën sentimentale.




