Ueda dhe Arlindi, çifti që u shpall fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, po përjetojnë një tjetër moment të veçantë familjar. Pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të dytë, ata kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po presin.
Çifti e ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre të parë, Amea.
Në momentin e organizuar për zbulimin e gjinisë, Ueda dhe Arlindi kanë mësuar se fëmija i tyre i dytë do të jetë vajzë.
Kjo do të thotë se Amea së shpejti do të bëhet me një motër, ndërsa familja do të zgjerohet me ardhjen e vajzës së dytë.
Historia e dashurisë së Uedës dhe Arlindit nisi në “Love Island Albania”, ku dyshja u njoh gjatë edicionit të parë të formatit. Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e publikut dhe në përfundim ata u shpallën fitues të programit.
Pas përfundimit të reality show-t, lidhja e tyre vijoi edhe jashtë ekranit dhe çifti krijoi familjen e tyre.
Tashmë, Ueda dhe Arlindi po përgatiten për ardhjen e anëtares së re të familjes, ndërsa Amea shumë shpejt do të ketë një motër të vogël. ❤️




