Pas arrestimit të reperit Gjesti, reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Një ndër personat që ka reaguar publikisht është edhe Xheneta Fetahu.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, e cila krijoi një raport të afërt me reperin gjatë qëndrimit në shtëpi, ka ndarë një mesazh në Instastory ku duket se i del në mbrojtje.

Xheneta Fetahu via Instagram
Në reagimin e saj, Xheneta shprehet e habitur nga mënyra se si disa njerëz po e gjykojnë shpejt situatën, duke theksuar se shumëkush e di periudhën e vështirë që artisti ka kaluar.
Ajo thekson se disa reagime mund të jenë të gabuara, por sipas saj presioni dhe padrejtësitë e grumbulluara për një kohë të gjatë mund ta çojnë një person drejt shpërthimeve të papritura. Në fund të mesazhit, ajo nënvizon se ndonjëherë është më mirë që situatat të qetësohen para se të përkeqësohen më tej.





