Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, por përveç karrierës muzikore ai njihet edhe si një baba shumë i përkushtuar.
Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e vajzës së tij të madhe, Buna Fejzullahu, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhin e shpërndarë, Buna shfaqet tashmë si një vajzë e rritur, me tipare të rregullta dhe një pamje shumë natyrale. Ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për bukurinë dhe sharmin e saj, duke theksuar se ajo është kthyer në një zonjushë të vërtetë.






