“Ua prishëm dasmën?!” Juela, Miri dhe Rogerti bëjnë deklaratën që po ndez debatet pas daljes së Gimbos...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Pas eliminimit të DJ Gimbos nga “Big Brother VIP Albania 5”, diskutimet brenda shtëpisë kanë marrë një tjetër drejtim, këtë herë duke u fokusuar tek raporti i tij me Selin dhe “dasma” simbolike që ata zhvilluan.

Në një bisedë mes Juelës, Mirit dhe Rogertit, banorët kanë analizuar situatën pas largimit të Gimbos, duke lënë të kuptohet se dalja e tij ka ndryshuar totalisht dinamikën e raportit. Madje, në diskutim është përmendur edhe ideja se ndoshta ata vetë kanë ndikuar në “shkatërrimin” e kësaj marrëdhënieje.

Kjo vjen në një kohë kur raporti mes Gimbos dhe Selinit kishte marrë shumë vëmendje, sidomos pas dasmës simbolike të organizuar brenda shtëpisë, një moment që u komentua gjerësisht nga publiku .

Instagram Reel
DWAmKmuDC2a

Deklaratat e banorëve kanë ndezur rrjetin, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mendojnë se ndërhyrjet e tyre kanë ndikuar realisht në raport, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të strategjisë së lojës.

Ky diskutim tregon edhe një herë se marrëdhëniet e krijuara në BBVA vazhdojnë të analizohen dhe të vihen në pikëpyetje edhe pas çdo eliminimi, duke mbajtur tensionin dhe interesin e publikut në nivele të larta.