Tronditëse! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis...

Tronditëse! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis...

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, më 9 shtator, në moshën 54-vjeçare. Lajmi është raportuar nga mediat greke, ndërsa sipas informacioneve paraprake, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Sipas ERT, këngëtari ishte paraqitur rreth një orë para ndarjes nga jeta te një kardiolog privat, i cili kishte vlerësuar se gjendja e tij ishte serioze dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të urgjencës.

Mazonakis u transportua me ambulancë drejt spitalit “Elpis” në Athinë, ku u shtrua në repartin e kardiologjisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta reanimuar, ai nuk arriti të mbijetonte.

Giorgos Mazonakis ishte një nga figurat më të njohura të muzikës greke, me një karrierë që shtrihej në më shumë se tri dekada.

I lindur në Nikaia në vitin 1972, ai nisi të performonte profesionalisht në fillim të viteve ’90, ndërsa në vitin 1993 publikoi albumin e tij të parë.

Gjatë viteve, ai ndërtoi një repertor të gjerë dhe u shndërrua në një prej emrave të rëndësishëm të skenës muzikore greke. Mazonakis performoi jo vetëm në Greqi dhe Qipro, por edhe për komunitetet greke në vende të ndryshme të botës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë publik pasditen e së mërkurës dhe u përhap me shpejtësi në mediat kryesore greke, duke shkaktuar tronditje te fansat dhe kolegët e tij.