Tozaj me një tjetër deklaratë të bujshme: “Arjan Çani, treshe me Orinda Hutën…”

Tozaj me një tjetër deklaratë të bujshme: “Arjan Çani, treshe me Orinda Hutën…”

Elton Tozaj ka vijuar me deklaratat e tij për personazhe të njohur të ekranit shqiptar, duke përmendur këtë herë Arjan Çanin dhe moderatoren Orinda Huta.

Në deklaratën e fundit, Tozaj ka ngritur një pretendim për jetën private të tyre, duke iu referuar një periudhe përpara martesës së Orindës me Turjan Hyskën.

“Orinda Huta, një njeri që përpara se të martohej me Turin, dilte me Arjan Çanin dhe gruan e tij dhe putheshin që të tre bashkë”, ka pretenduar Tozaj.

Megjithatë, deri në publikimin e kësaj deklarate, nuk ka asnjë konfirmim nga Orinda Huta apo Arjan Çani lidhur me pretendimin e bërë nga Tozaj.

Deklaratat e Elton Tozajt kanë tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit, pasi ai ka përmendur emra të ndryshëm të showbizit dhe televizionit shqiptar, duke ngritur pretendime që në disa raste kanë sjellë edhe reagime publike nga personazhet e përfshirë.

Mbetet për t’u parë nëse Orinda Huta apo Arjan Çani do të reagojnë publikisht ndaj kësaj deklarate të fundit.