Pas një nate të trazuar në Big Brother VIP Albania 5, e mbushur me debate, tensione dhe situata që çuan deri në ndërprerjen e transmetimit, rrjetet sociale janë “ndezur” nga reagimet.
Mes shumë komenteve, vëmendjen e ka marrë një reagim i Bledi Mane, i cili, ndonëse pjesë e ekranit të Top Channel, ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të shprehur qëndrimin e tij.
Në një postim në Facebook, ai ka vlerësuar lart figurën e Mimoza Ahmeti, aktualisht pjesë e Ferma VIP, duke e cilësuar si një frymë ndryshe për televizionin shqiptar.
Sipas tij, prezenca e saj ka rikthyer elementë si arti, filozofia dhe ironia në ekran, duke i dhënë një dimension tjetër spektaklit dhe duke e larguar nga tensionet dhe gjuha e ashpër që shpesh dominojnë formate të tilla.

Bledi Mane via Facebook
Ky qëndrim është interpretuar nga ndjekësit si një kritikë e tërthortë ndaj zhvillimeve të fundit në Big Brother VIP Albania 5, ku debatet dhe përplasjet kanë qenë në qendër të vëmendjes.




