Rrëfimi i Eni Çobanit në “Grida Duma Podcast” për një çift shumë të njohur shqiptar ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Mes tyre ka qenë edhe Rogert Sterkaj, i cili ka kritikuar publikisht faktin që juristja tregoi historinë pa bërë të ditur identitetin e personave.
“Thuajini emrat!!! Aludime me zero fakte. Pa emra, kjo është thjesht publicitet i shpifur për veten dhe atë ‘gazetaren e akullores’. Kush janë ata?”, shkroi Sterkaj në një postim ku shfaqeshin Grida Duma dhe Eni Çobani.

Rogert Sterkaj via Instagram Story
Por reagimi i tij nuk u ndal me kaq. Në një tjetër postim, ai shkroi: “Grida Duma & Eni Çobani kanë 2 gjëra të përbashkëta…”, duke e lënë fjalinë të papërfunduar dhe duke nxitur edhe më shumë reagime e interpretime në rrjet.
Reagimi i Sterkajt vjen pas deklaratave të Çobanit, e cila rrëfeu se kishte ndërmjetësuar në një konflikt familjar që, sipas saj, përfshinte një çift shumë të njohur dhe pjesë të një familjeje të pasur shqiptare.
Juristja tregoi se bëhej fjalë për një marrëdhënie martesore të tronditur nga probleme të forta dhe tradhti nga të dyja palët. Sipas rrëfimit të saj, situata kishte shkuar deri aty sa në familje kishte ardhur në jetë edhe një fëmijë, për të cilin pretendohej se nuk ishte biologjikisht i bashkëshortit.
Pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve, sipas Çobanit, çifti nuk është divorcuar, edhe pse tashmë nuk jeton më së bashku.
Eni Çobani nuk bëri publike asnjë emër apo detaj identifikues që do të mundësonte përcaktimin me siguri të çiftit. Për këtë arsye, reagimi i Sterkajt ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Megjithatë, deri në një konfirmim nga vetë personat e përfshirë, çdo emër që mund të qarkullojë në rrjet mbetet thjesht spekulim.




