Dasma e Kushtrimit dhe Aurorës mblodhi mbrëmë një numër të madh ish-banorësh të “Big Brother VIP Kosova”, mes tyre edhe Klodin. Por një personazh tjetër që ishte në qendër të vëmendjes për shkak të pranisë së mundshme mungoi në festë: Elijona.
Teksa fansat prisnin të shihnin nëse Elijona dhe Klodi, ish-partnerët, do të gjendeshin në të njëjtin ambient, ajo zgjodhi të shfaqej në Instagram me një selfie para pasqyrës.
Fotografinë e shoqëroi vetëm me një emoji meditimi dhe një zemër të bardhë, pa shkruar asnjë fjalë tjetër.

Elijona Binakaj via Instagram Story
Postimi u publikua pikërisht në kohën kur në rrjetet sociale po qarkullonin pamje nga dasma e Aurorës dhe Kushtrimit. Elijona nuk bëri të ditur vendndodhjen ku ndodhej dhe as nuk komentoi mungesën e saj në dasmë.
Megjithatë, mesazhi i thjeshtë i shoqëruar me zemrën e bardhë dhe simbolin e qetësisë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.
Ndërkohë, Elijona dhe Klodi tashmë e kanë konfirmuar publikisht përfundimin e lidhjes së tyre. Më 23 shtator, Elijona foli për ndarjen, duke kërkuar respekt për privatësinë e të dyve dhe duke vlerësuar kohën dhe përvojat që kanë ndarë së bashku.




