Pas shumë aludimeve dhe komenteve nga ndjekësit, dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova”, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje dashurie.
Dyshja ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë hapin e parë, duke publikuar një foto së bashku, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.
Ky postim u pa nga fansat si një konfirmim i drejtpërdrejtë i zërave që qarkullonin prej kohësh rreth marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë së reality show-t.
Por jo vetëm në rrjet! Kushtrimi dhe Aurora janë parë së bashku edhe në një event publik. Ata morën pjesë në festën private të organizuar nga Londrimi, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ku u shfaqën të afërt dhe duke shkëmbyer momente afrimiteti.
Kjo dalje publike duket se ka hequr çdo dyshim mbi natyrën e raportit të tyre, duke e kthyer çiftin në një nga historitë më të reja të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar.
Romanca e tyre i bashkohet edhe historive të tjera sentimentale që kanë lindur ose janë forcuar pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”.




