Një lajm i bukur vjen nga jeta private e moderatores së njohur Nevina Shtylla. Sipas raportimeve të VIP Magazine, përmes burimeve pranë saj, moderatorja e Top Channel është shtatzënë për herë të parë dhe po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës.
E njohur për rezervimin sa i përket jetës personale, Nevina ka zgjedhur ta mbajë këtë moment larg vëmendjes mediatike. Deri më tani, ajo nuk e ka konfirmuar publikisht lajmin, ndërsa detaje të tjera rreth shtatzënisë mbeten private.
Nevina Shtylla është një prej figurave më të dashura të ekranit shqiptar, duke fituar ndër vite simpatinë e publikut falë natyrshmërisë, elegancës dhe profesionalizmit të saj.
Nëse lajmi konfirmohet, kjo do të ishte një prej surprizave më të bukura në jetën e moderatores, e cila së shpejti pritet të përjetojë emocionin e mëmësisë për herë të parë.




