Fushata për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo Mëhilli, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga publiku dhe personazhe të njohur.
Së fundmi, kësaj nisme i është bashkuar edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili ka dhënë një kontribut konkret financiar.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën GoFundMe, Arbri ka dhuruar 1000 euro për këtë kauzë, duke dhënë një shembull solidariteti dhe mbështetjeje.

Ky veprim vjen pak kohë pasi u hap fushata me synimin për të mbledhur 100 mijë euro, në mënyrë që Stenaldo të sigurojë një banesë dhe kushte më të mira jetese.
Përveç ndihmës financiare, gjesti i tij shihet edhe si një thirrje për të tjerët qofshin qytetarë apo figura publike që të kontribuojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative.




