Shqipe Hysenaj, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas debatit të bujshëm në “Ferma VIP”, ku Ola përdori një term ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka dalë hapur në mbrojtje të Olës, duke vënë në dyshim vendimin e produksionit për anulimin e televotimit. Sipas saj, qëndrimi i moderatores dhe panelit ka qenë i paqëndrueshëm, pasi e njëjta fjalë më parë nuk ishte konsideruar ofenduese.
Hysenaj ngre pikëpyetje të drejtpërdrejta për këtë situatë, duke sugjeruar se reagimi i moderatores ishte personal dhe jo profesional, sidomos duke parë ndryshimin e menjëhershëm të qasjes.
Ajo shprehet me tone ironike se:
“Pse duhet të anullohej televotimi?! Ndërkohë që kjo fjalë sipas prezantueses dhe opinionistes nuk është ofenduese? Mos vallë prezantuesja jonë e dashur e mori shumë përzemër dhe personale atë fjalë që 1 min më parë e justifikoi?!!! Kur u përdor kundrejt saj do të thotë që i dogji përderisa në televotim shkon vetëm 1 person.”
Më tej, ajo shkon edhe më larg, duke akuzuar produksionin për qasje të njëanshme, duke pretenduar se ka një mbështetje të hapur ndaj Mimoza Ahmeti.
Në reagimin e saj, Hysenaj e cilëson situatën si një “veprim hakmarrës”, duke shtuar se:
“Unë besoj që kjo është një vepër hakmarrëse dhe është shumë e kuptueshme që duan ta nxjerrin keq vajzën dhe të gjithë stafi i fermës janë me Mozën.. Ky nuk është moderimi që i duhet fermës, ky është moderim stil Big Brother, se Moza shumë punë nuk bën dhe ka tolerancë, fermerët kanë hyrë për të punuar, jo për love story. E dashur moderatore ti pate vetëkontroll në moment, poooooor më passs more “si pushka jevgut” (shprehja jote kjo) 😂😂😂😂”

Shqipe Hysenaj via Instagram Story
Deklaratat e saj janë shoqëruar me ironi dhe batuta, duke “thumbuar” moderatoren për mënyrën si e menaxhoi situatën pas incidentit.
Ky reagim ka ndezur edhe më shumë debatet online, duke ndarë publikun mes atyre që mbështesin vendimin e produksionit dhe atyre që shohin një trajtim të pabarabartë në spektakël.




