Sezoni i Binjakëve 2026: çfarë ndryshon realisht për çdo shenjë ♊

Foto: ASTROGRAPH
Foto: ASTROGRAPH

Sezoni i Binjakëve nisi sot dhe energjia e tij pritet të ndikojë sidomos komunikimin, marrëdhëniet, rrjetet sociale, flirtet dhe vendimet e shpejta. Kjo periudhë zakonisht sjell lajme të papritura, rikthime njerëzish nga e kaluara dhe shumë lëvizje emocionale.

Këtë vit ndikimi ndihet më konkret në dashuri, para dhe zgjedhje personale.


♈ Dashi

Do marrësh një telefonatë ose mesazh që të ndryshon humorin gjatë javës së parë. Ka shumë gjasa të rikthehet dikush me të cilin ke lënë gjë pezull. Në financa del një shpenzim i papritur për udhëtim, telefon ose diçka personale.
Në dashuri: flirt i shpejtë që mund të bëhet serioz më vonë.

♉ Demi

Po hyn në një periudhë ku do mendosh shumë për lekët dhe stabilitetin. Ka mundësi për një ofertë pune, bashkëpunim ose mënyrë të re për të fituar para.
Në lidhje: do kërkosh më shumë siguri dhe jo thjesht fjalë. Dikush mund të të provojë me xhelozi.

♊ Binjakët

Je shenja më e favorizuar këtë sezon. Vëmendja do jetë te ti dhe shumë njerëz do të të kërkojnë. Ka mundësi për njohje të re romantike ose ndryshim total në pamje/stil.
Në fund të majit mund të marrësh një vendim që ndryshon verën tënde.

♋ Gaforrja

Do kuptosh kush të konsumon emocionalisht. Ka distancime nga njerëz që të kanë lodhur.
Në dashuri: një person që nuk shprehej qartë fillon të hapet më shumë.
Kujdes me gjumin dhe stresin emocional.

♌ Luani

Ky sezon të sjell shumë dalje, festa dhe njohje. Ka mundësi të futesh në një grup të ri njerëzish që të hap dyer të mira.
Në dashuri: dikush të vë re më shumë seç mendon.
Financat përmirësohen gradualisht pas datës 5 qershor.

♍ Virgjëresha

Do ndihesh nën presion për të marrë një vendim për shkollë, punë ose të ardhmen. Dikush në autoritet mund të të japë një mundësi të rëndësishme.
Në dashuri: do jesh më i/e ftohtë se zakonisht sepse po analizon gjithçka.

♎ Peshorja

Udhetime, plane spontane dhe njohje online favorizohen shumë. Ka mundësi të fillosh të flasësh me dikë që jeton larg ose ka kulturë tjetër.
Një lajm pozitiv vjen rreth mesit të qershorit.

♏ Akrepi

Ky sezon nxjerr në sipërfaqe gjëra që janë mbajtur fshehur. Mund të zbulosh një gënjeshtër ose të kuptosh që dikush ka ende ndjenja për ty.
Në financa: kujdes me huatë dhe shpenzimet impulsive.

♐ Shigjetari

Marrëdhëniet janë tema kryesore. Nëse je single, mund të nisë një lidhje shumë intensive shumë shpejt. Nëse je në lidhje, vijnë biseda serioze për të ardhmen.
Do kesh nevojë për më shumë liri personale.

♑ Bricjapi

Rutina ndryshon komplet. Mund të ndryshosh orare, ambient ose mënyrën si punon/studion.
Kujdes me lodhjen fizike sepse do marrësh shumë përgjegjësi njëherësh.
Në dashuri: dikush kërkon më shumë kohë nga ti.

♒ Ujori

Një nga shenjat më flirtuese të sezonit. Ka shumë energji romantike dhe mundësi për njohje spontane.
Kreativiteti të rritet shumë dhe mund të nisësh një projekt ose ide që bëhet serioze në verë.

♓ Peshqit

Familja dhe emocionet bëhen prioritet. Mund të ketë tension në shtëpi ose nevojë për një bisedë të sinqertë me dikë të afërt.
Në dashuri: rikthehet një person që mendove se kishte ikur përfundimisht.


Shenjat më me fat këtë sezon

  • Binjakët

  • Luani

  • Ujori

Shenjat që duhet të bëjnë kujdes

  • Akrepi — drama dhe sekrete

  • Gaforrja — lodhje emocionale

  • Virgjëresha — stres nga vendimet