Selin fiton BBV, Luizi thumbon me indiferencë, Kiara i del krah-çfarë ndodhi në afterparty?

Selin fiton BBV, Luizi thumbon me indiferencë, Kiara i del krah-çfarë ndodhi në afterparty?

Pas finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, ku Selin Bollati u shpall fituese, festa e organizuar u shoqërua me reagime të ndryshme nga personazhet e njohur.

Në një intervistë për “She’s on Top”, çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u pyetën nëse Selin e meritonte fitoren dhe përgjigjet e tyre ishin krejtësisht të kundërta.

Kiara Tito u shfaq pozitive dhe mbështetëse, duke theksuar se e pëlqen Selinën si personazh dhe duke i uruar publikisht suksese.

Ndërkohë, Luiz Ejlli zgjodhi një qasje krejt tjetër. Ai nuk dha një opinion të drejtpërdrejtë për fituesen, por u shpreh me ironi:

“Unë nuk e kam parë fare finalen, kam qenë duke fjetur gjumë.”

Kjo deklaratë u interpretua menjëherë në rrjetet sociale si një formë indiference apo mosdakordësie me rezultatin final.

Nuk është hera e parë që Luizi shfaq këtë qëndrim ndaj Selinës. Gjatë hyrjes së tij surprizë në shtëpinë e BBVA 5, ai e kishte cilësuar atë si një lojtare “dinake”, duke lënë të kuptohet se nuk e mbështeste lojën e saj.

Duket se ky perceptim nuk ka ndryshuar as pas përfundimit të spektaklit, ndërsa kontrasti mes qëndrimit të tij dhe Kiarës ka ndezur edhe më shumë diskutimet online.