Selin Bollati shfaqet pa grim dhe pa filtra: “Ka ditë që më pëlqen shumë vetja kështu”

Selin Bollati via Instagram Story
Selin Bollati via Instagram Story

Selin Bollati ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një anë krejtësisht natyrale të saj, duke publikuar në Instagram një foto pa grim, pa filtra dhe pa flokë të shtuar.

Në postimin e saj, Selin theksoi se pamja që shfaq është krejtësisht autentike, duke sqaruar se i vetmi ndryshim estetik është një sasi shumë e vogël acidi hialuronik në buzë, e bërë vite më parë.

“Aqua & Sapone, pa flokë të shtuar, pa ndërhyrje, vetëm me shumë pak acid të mbetur në buzë që prej tre viteve që i kam bërë.”

Ish-banorja tregoi se ka ditë kur ndihet shumë mirë me veten pikërisht në këtë mënyrë, edhe pse shpesh përballet me komente që e bëjnë të qeshë.

“Ka ditë që më pëlqen vetja shumë kështu, sidomos pa make-up, deri sa del dikush në rrugë e më pyet: ‘Sëmurë je?’”, shkroi ajo me humor.

Selin Bollati via Instagram Story

Megjithatë, Selin Bollati pranoi se, si shumë njerëz, edhe ajo ka momente kur mendon të ndryshojë diçka në pamjen e saj, duke theksuar se këto luhatje janë krejt normale.

Me këtë postim, Selini u shfaq më e sinqertë se kurrë, duke përcjellë një mesazh për natyralitetin, vetëpranimin dhe faktin se mënyra si e shohim veten mund të ndryshojë nga dita në ditë.