Ajo që prej disa javësh qarkullonte si lajm i pakonfirmuar, tashmë është konfirmuar nga vetë Selin Bollati. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” do të bëhet pjesë e programit “Goca dhe Gra” në sezonin e ri.
Konfirmimi erdhi këtë të hënë gjatë intervistës së Selinit në “Ftesë në 5”, ku ajo foli për jetën pas përfundimit të reality show-t dhe projektet e reja që e presin. Sipas Top Channel, Bollati ishte e ftuar në programin e moderuar nga Bieta Sulo.
Gjatë bisedës, Selin zbuloi se së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores së “Goca dhe Gra”, duke bërë kështu hapin e radhës në karrierën e saj televizive pas eksperiencës në BBVA.
Emri i saj ishte përmendur prej javësh si një prej prurjeve të reja të mundshme të programit, por deri më tani mungonte konfirmimi zyrtar. Deklarata e bërë në “Ftesë në 5” tashmë i jep fund pikëpyetjeve rreth përfshirjes së saj në format.
Ky përbën një hap të rëndësishëm në karrierën televizive të Bollatit, e cila që prej fitores së BBVA 5 ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Gjatë intervistës së sotme, Selin foli gjithashtu për bashkëjetesën me Gimbon dhe jetën e saj pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Tashmë, mbetet për t’u parë si do të jetë paneli i plotë i “Goca dhe Gra” dhe çfarë risish do të sjellë programi në sezonin e ri.




