Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një lajm të rëndësishëm për adhuruesit e futbollit, duke konfirmuar rikthimin e UEFA Champions League në ekranin e Top Channel.
Përmes një postimi në InstaStory, Sara publikoi njoftimin e televizionit kombëtar me mbishkrimin:
“Champions rikthehet në Top Channel.”
Sipas informacionit të publikuar, Top Channel ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të UEFA Champions League për sezonin 2026-2027, duke rikthyer në ekran një nga kompeticionet më të ndjekura të futbollit europian.
Marrëveshja do t’u mundësojë tifozëve shqiptarë të ndjekin ndeshjet më të rëndësishme, përballjet mes klubeve më të mëdha dhe yjet kryesorë të futbollit botëror gjatë sezonit të ardhshëm.
Rikthimi i Champions League në Top Channel pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive televizive, duke sjellë sërish emocionet e turneut prestigjioz për publikun shqiptar.




