Sara Hoxha alarmohet: “Po shohin foto të miat pa dijeninë time”

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një situatë të pazakontë që i ka ndodhur në Instagram, duke treguar se është konfuzuar nga një funksion i ri i platformës.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo u shfaq e shqetësuar teksa tregonte se disa fotografi të saj po bëheshin të dukshme për persona të tjerë, ndërkohë që vetë nuk po arrinte t’i gjente në llogarinë e saj.

“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – shkroi ajo në anglisht.

Situata u bë edhe më komike pasi Sara tregoi se mund të ketë dërguar pa dashje fotografi në mesazhe private tek persona të ndryshëm. Për këtë arsye, ajo bëri edhe një kërkim faljeje publike.

“Kujdo që i kam çuar foto, i kam çuar pa dashje, kërkoj ndjesë,” – shkroi ajo me humor.

Sara Hoxha via Instagram Story

Postimi i saj ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë identifikuar me konfuzionin që shpesh shkaktojnë përditësimet dhe opsionet e reja të Instagramit.