Samanta Karavella ndez dyshimet për ndarje me partnerin – ja çfarë po thuhet në rrjet...

Samanta Karavella via Instagram
Samanta Karavella via Instagram

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pas një sërë postimesh në TikTok që kanë ngjallur aludime për një ndryshim të mundshëm në jetën e saj private.

Sipas fansave, video-t e fundit të artistes kanë lënë të kuptohet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj, me të cilin prej kohësh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vëmendja u përqendrua fillimisht te një video ku Samanta shfaqet e kuruar dhe elegante, ndërsa mbi të shkruhet fraza “Nuri i ndarjes”. Ky mbishkrim u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i koduar për një ndarje të mundshme.

Samanta Karavella via TikTok

Dyshimet u shtuan edhe më shumë nga një tjetër video ku ajo përdor një trend viral të TikTok-ut dhe shkruan: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”, duke nxitur komente të shumta për gjendjen e saj emocionale.

Samanta Karavella via TikTok

Edhe pse artistja nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për jetën e saj private, këto postime kanë mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në spekulime.

Kujtojmë se Samanta është bërë nënë për herë të parë në prill të vitit 2025, kur solli në jetë vajzën e saj Gia Rose. Prej asaj kohe, ajo ka mbajtur një profil të ulët sa i përket jetës familjare, duke ndarë vetëm herë pas here momente të zgjedhura me publikun.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh, ndërsa fansat presin nëse këngëtarja do të reagojë për të sqaruar situatën.