Roza Lati kritikon koncertin e Yll Limanit në kohë protestash: “Vërtet mendoni se do na shpërqendroni?”

Roza Lati kritikon koncertin e Yll Limanit në kohë protestash: “Vërtet mendoni se do na shpërqendroni?”

Roza Lati ka reaguar publikisht për zhvillimet e fundit në rrjet, duke komentuar organizimin e koncertit të Yll Limanit në një periudhë kur protestat në vend kanë marrë vëmendje të madhe.

Moderatorja ka publikuar një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj zgjedhjes së zhvillimit të aktiviteteve argëtuese në këtë moment.

“Vërtet mendojnë se botërori dhe koncertet do na ndalin? Vërtet na mendojnë kaq naiv?”, ka shkruar Roza, duke ngritur pyetje mbi ndikimin që mund të kenë këto evente te qytetarët.

Ajo ka vijuar reagimin e saj duke u bërë thirrje ndjekësve që të mos largohen nga temat që po diskutohen aktualisht dhe të vazhdojnë të jenë të angazhuar.

“Mos bini pre e tundimeve mediokre! Mos duartrokisni e brohorisni eklipsuesit!”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Instagram Post
DZe708LOXUa

Reagimi i Rozës ka hapur diskutime të shumta online, sidomos pasi koncerti i Yll Limanit është bërë pjesë e debatit publik për shkak të përplasjes mes aktiviteteve artistike dhe klimës së protestave në vend.