Publikimi i pamjeve të përplasjes fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes personazheve që kanë reaguar është edhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj.
Rogerti ka publikuar një mesazh që duket se i drejtohet drejtpërdrejt Edit, duke i shprehur mbështetjen pas videos që po qarkullon.
“Mbaje kokën lart vlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenare për djalin e tyne!”, shkruan ai.
Në postimin e shpërndarë prej tij shfaqet edhe fraza “Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”, ndërsa Rogerti ka zgjedhur të shoqërojë publikimin edhe me shprehjen në anglisht: “Old age and treachery will always beat youth and exuberance”, që përcjell idenë se “mosha dhe dinakëria do ta mposhtin gjithmonë rininë dhe vrullin”.
Pikërisht ky formulim ka nxitur pikëpyetje në rrjet, me disa që e kanë interpretuar si një mesazh që mund të paralajmërojë një reagim të mëtejshëm pas asaj që i ndodhi Edit.
Reagimi i Rogertit vjen pas publikimit të pamjeve më të plota të konfliktit, ku Edi shihet i përfshirë në një përplasje me disa persona. Vetë Edi kishte reaguar më herët, duke pretenduar se situata kishte qenë “15 me 1” dhe duke e cilësuar atë që ndodhi si “pabesi dhe tradhti”.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse postimi i Rogert Sterkajt është thjesht një mesazh solidariteti për Edit apo nëse fjalët e tij lënë të kuptohet për zhvillime të tjera. Deri tani, ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim konkret.




