Reagimi i ftohtë i Luana Vjollca për “Ferma VIP” shton zërat për përplasje me Arbana Osmanin…

Reagimi i ftohtë i Luana Vjollca për “Ferma VIP” shton zërat për përplasje me Arbana Osmanin…

Luana Vjollca po përjeton një moment të rëndësishëm në karrierën e saj me filmin Policë për jetë, ku interpreton përkrah Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj.

Gjatë premierës së zhvilluar në Shkodër, përveç paraqitjes së saj në tapetin e kuq, vëmendje të madhe mori edhe një moment gjatë një interviste me gazetarët. Kur u pyet nëse po e ndjek këtë sezon të Ferma VIP, reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i prerë.

Pa e lënë pyetjen të përfundojë, ajo u përgjigj shkurt me “jo”, shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë dhe duke shmangur çdo koment të mëtejshëm, duke e mbyllur menjëherë bisedën për këtë temë.

Edhe pse një reagim i shkurtër, ai është interpretuar gjerësisht në rrjet si një sinjal i qartë për raportin e saj me Arbana Osmani. Prej kohësh qarkullojnë aludime për një marrëdhënie të ftohtë mes dy moderatoreve, sidomos pas ndryshimeve në drejtimin e formatit.

Instagram Reel
DW621gyjXC5

Kujtohet se një vit më parë ishte vetë Luana ajo që drejtoi “Ferma VIP”, ndërsa këtë sezon moderimi i është besuar Arbanës. Ky gjest publik i Luanës duket se i shton më shumë dyshimet për një distancim mes tyre, duke e mbajtur të hapur diskutimin në publik.