"Që nga mosha deri tek fëmijët...": Dolce i sqaron të gjitha për publikun

Dolce via Instagram
Dolce via Instagram

Gjatë pjesëmarrjes së saj deri në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Kosova”, Dolçe u bë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale. Krahas vëmendjes që mori për lojën e saj, ajo u përball edhe me shumë spekulime për jetën personale.

Në internet qarkulluan pretendime se ish-banorja ishte në të vërtetë 40 vjeçe dhe se mbante të fshehtë faktin që ishte nënë. Megjithatë, këto zëra u hodhën poshtë më herët nga emisioni “Prive”, i cili publikoi dokumente që tregonin se mosha e saj reale është 31 vjeç.

Dolce via Instagram Story

Tani që aventura e saj në “Big Brother VIP Kosova” ka përfunduar, Dolçe vendosi të sqarojë vetë këto thashetheme. Gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram, ajo u përball drejtpërdrejt me pyetje lidhur me këto aludime.

Ish-banorja tregoi se ka lindur më 13 dhjetor 1994. Ndërkohë, kur u pyet nëse ka fëmijë, ajo u përgjigj qartë: “Nuk kam.”

Dolce via Instagram Story

Sa i përket zërave që qarkulluan për moshën dhe faktin se ishte nënë, Dolçe nuk preferoi t’u kushtojë shumë rëndësi, duke i përshkruar thjesht si “llafe koti”. Me këtë reagim, ajo duket se ka vendosur të mbyllë njëherë e mirë spekulimet që e shoqëruan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.