Prishet miqësia mes Selin dhe Gjestit? Lëvizja në Instagram ngre dyshime për një krisje të mundshme...

Prishet miqësia mes Selin dhe Gjestit? Lëvizja në Instagram ngre dyshime për një krisje të mundshme...

Një veprim i papritur në rrjetet sociale ka mjaftuar për të nisur thashethemet se marrëdhënia mes Selin dhe këngëtarit Gjesti mund të ketë pësuar një krisje.

Fansat kanë vënë re se dyshja nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që ka shkaktuar shumë reagime dhe pyetje rreth raportit mes tyre.

Kjo lëvizje ka habitur ndjekësit, sidomos për faktin se Gimbo, partneri i Selinit, prej vitesh njihet si një nga miqtë më të afërt të Gjestit.

Gjatë kohës kur Gimbo dhe Selin ishin pjesë e “Big Brother VIP”, Gjesti fillimisht kishte shfaqur rezerva për lidhjen e tyre. Në atë periudhë, ai bëri edhe një postim në Instastory që u interpretua si një reagim ironik ndaj Selinit, pasi në rrjet qarkullonin diskutime se ajo mund ta kishte lidhjen vetëm për lojë.

Por më pas situata ndryshoi. Pasi pa se marrëdhënia mes çiftit ishte e vërtetë, Gjesti e ndryshoi qëndrimin e tij dhe i dha mbështetjen lidhjes së tyre.

Deri tani, arsyeja e heqjes së “follow”-it mes tyre mbetet e paqartë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të momentit apo për një përplasje më të madhe që mund të ndikojë edhe në miqësinë e gjatë mes Gjestit dhe Gimbos.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të kalojë si një episod i vogël në rrjet apo do të sjellë ndryshime në raportet mes tyre.