Reagimi i Shqipe Hysenaj nuk ka vonuar pas deklaratave të Arjan Konomi në “Goca dhe Gra”, ku ai përmendi emrin e saj duke folur për prapaskenat e “Për’puthen”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shqipja i mohoi kategorikisht pretendimet, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të motivuara për vëmendje mediatike. Ajo reagoi me tone të forta, duke e sfiduar publikisht këdo që mund të mbështesë këto akuza, duke kërkuar prova konkrete.
Në reagimin e saj, ish-konkurrentja u shpreh se emri i saj po përdoret për audiencë, ndërsa theksoi se nuk pranon të përfshihet në aludime të tilla. Ajo gjithashtu shtoi se, nëse dikush pretendon të kundërtën, duhet të dalë hapur dhe ta vërtetojë.

Shqipe Hysenaj via Instagram Story
Përplasja nuk u ndal vetëm te mohimi i akuzave, pasi Shqipja la të kuptohet edhe për tensione të mëhershme mes tyre, duke bërë një koment të nënkuptuar për një “sekret” që, sipas saj, mund të ketë ndikim te opinionisti.
“E di unë pse më ke inat ti? Sepse vetëm unë ta di atë Sekretin tënd të Vogel që ty të dhemb aq shumë” – shkruan Shqipja.
Ky debat ka ndezur menjëherë rrjetin, duke sjellë reagime të shumta dhe duke e kthyer situatën në një nga temat më të diskutuara të momentit në showbiz.




