"Për Olsi Bylykun..."/ Egli Tako flet për bashkëpunimin me ish-partnerin...

"Për Olsi Bylykun..."/ Egli Tako flet për bashkëpunimin me ish-partnerin...

Egli Tako ka folur hapur për Olsi Bylykun dhe bashkëpunimin e tyre muzikor, duke treguar se, pavarësisht përfundimit të lidhjes së tyre disa vjeçare, ruan një vlerësim të madh për projektin që shënoi fillimin e karrierës së saj.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” u pyet për këngën e parë që realizoi me Olsin, një projekt që rezultoi një sukses i madh dhe u pëlqye nga publiku.

Egli u shpreh se ai bashkëpunim do të mbetet gjithmonë i veçantë për të, pasi ishte projekti që e prezantoi me publikun shqiptar.

Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë. Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lançojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit. Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës… Shumë mirënjohje ndaj projektit dhe artistit në fjalë gjithashtu,” u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Egli Tako tregoi se ndan qartë raportin profesional nga ai personal, duke vlerësuar kontributin që Olsi Bylyku pati në një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të saj artistik.

Që pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, Egli ka vijuar të jetë aktive në muzikë, duke publikuar projekte solo dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.