Pas puthjes në Paris, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj shfaqen për herë të parë bashkë në publik...

Ledri Vula & Xhensila Myrtezaj via YouTube
Ledri Vula & Xhensila Myrtezaj via YouTube

Romanca mes Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula është kthyer në një nga temat më të diskutuara të showbiz-it shqiptar. Edhe pse për një kohë të gjatë dy artistët mohuan se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, situata ndryshoi pasi u publikuan pamje ku ata shfaqeshin duke u puthur në një klub nate në Paris.

Pas këtij momenti që bëri xhiron e rrjeteve sociale, publiku ishte në pritje të paraqitjes së tyre të parë së bashku në një aktivitet publik.

Kjo ndodhi gjatë një koncerti të organizuar me rastin e Dita e Verës, ku të dy artistët ishin të ftuar për të performuar. Interesi i publikut ishte i madh për të parë se si do të silleshin në skenë pas zbulimit të lidhjes së tyre.

Nga pamjet e performancës, duket se vëmendja mediatike nuk i ka shqetësuar aspak. Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj u shfaqën të qetë dhe plot energji, duke interpretuar së bashku këngën e tyre dhe duke ruajtur të njëjtën kimi artistike që i ka karakterizuar gjithmonë në skenë.

Dalja e tyre publike tregon se dyshja po vazhdon normalisht aktivitetin muzikor, ndërsa romanca e tyre tashmë duket se po zhvillohet edhe në sytë e publikut.

Video