Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit të tij në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Shqetësimet për gjendjen e tij nisën pak ditë më parë, kur stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale bëri me dije se ai kishte nevojë për trajtim të specializuar.
Sot, përmes një postimi në Instagram, është konfirmuar se operacioni ka përfunduar pa komplikacione dhe se ai ndodhet jashtë rrezikut. Në mesazhin shoqërues, stafi ka theksuar se artisti po rikuperohet dhe ka falënderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet.

Cllevio via Instagram Story
Edhe pse nuk janë bërë publike detaje mbi arsyet e ndërhyrjes, bëhet e ditur se gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ka nisur fazën e rikuperimit.




