Pas përfundimit të lidhjes me Klodian Mihaj, duket se Alice Maselli ka gjetur sërish lumturinë në jetën personale dhe këtë herë nuk ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut.
Ish-partnerja e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 4” është në një lidhje me atletin italian Gianmatteo Canfarelli, ndërsa konfirmimi erdhi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga vetë sportisti.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Alice dhe Gianmatteo shfaqen të përqafuar, ndërsa postimi shoqërohet vetëm me mbishkrimin e shkurtër:
“Ops.”

Gianmatteo Canfarelli via Instagram Story
Fotografia u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një konfirmim i romancës së tyre, duke marrë reagime të shumta në rrjet.
Ky zhvillim vjen disa kohë pasi Klodian Mihaj bëri publike ndarjen nga Alice, duke konfirmuar fundin e historisë së tyre të dashurisë.
Tashmë, gjithçka lë të kuptohet se Alice Maselli ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale, ndërsa zgjedhja për ta bërë publike lidhjen e re ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë.




