Pas incidentit me Brikenën, Mateo afrohet me Selinën: si reagoi ajo?

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Pas situatës së tensionuar me Brikenën, Mateo duket se ka kërkuar mbështetje dhe qetësi tek Selina brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Gjatë një bisede mes tyre, ai është afruar emocionalisht, duke kërkuar mirëkuptim pas gjithë asaj që ndodhi. Nga ana tjetër, Selina ka reaguar me një qëndrim të matur, duke e dëgjuar, por pa dhënë sinjale të qarta afrimiteti apo mbështetjeje të plotë.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos për faktin që raporti Selin–Gimbo ka qenë një nga më të komentuarit brenda shtëpisë, me momente afrimiteti dhe emocione mes tyre .

Afrimi i Mateos me Selinën pas incidentit është parë nga disa si një përpjekje për të gjetur “strehë” në lojë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një lëvizje strategjike që mund të ndryshojë balancat mes banorëve.

Ndërkohë, reagimi i Selinës mbetet i rezervuar, duke e lënë situatën të hapur për zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Instagram Reel
DWIfRrajPi0