Sfida e kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania vazhdon të shkaktojë reagime edhe jashtë shtëpisë. Pas përgjigjeve të gabuara të Selin gjatë quiz-it, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe reagime të ndryshme.
Së fundmi ka reaguar edhe Landi Hysa, i cili njihet si pjesë e rrethit shoqëror të banorit Miri. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke ndjekur zhvillimet në ekran, ndërsa përsërit me tone sarkastike:
“Miri është shumë inteligjent për moshën që ka… Shumë inteligjent Miri për moshën që ka. Miri, Miri dhe vetëm Miri.”
Kjo fjali duket se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj Selin. Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania, ajo është përshkruar shpesh nga banorët dhe opinionistët si “shumë inteligjente dhe e pjekur për moshën”.
Landi Hysa via Instagram Story
Me këtë video, Landi Hysa duket se ka dashur të vërë në dukje kontrastin mes këtyre vlerësimeve dhe gabimeve të saj në sfidën e fundit të njohurive, ku fitues u shpall pikërisht Miri.





