Pas disa ditësh heshtjeje në rrjetet sociale, Joz Marku ka bërë rikthimin e tij të parë publik, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe duke dhënë një sinjal për projektet e reja në karrierën e tij.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë oxhakut, duke lexuar një libër. Krahas imazhit, Jozi ka zgjedhur të ndajë edhe një mesazh për të gjithë ata që janë interesuar për të gjatë ditëve të fundit.
“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi ai.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte paralajmërimi që erdhi menjëherë pas këtij mesazhi. Në anglisht, Joz Marku shkroi:
“New project coming soon. Ju dua”.

Joz Marku via Instagram Story
Ky reagim vjen pas një periudhe të ngarkuar për ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, emri i të cilit u përfshi në ngjarjen me Eduard Kuçin dhe në procedurat që pasuan.
Pikërisht për këtë arsye, rikthimi i tij në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit dhe fansat.
Megjithatë, Joz Marku nuk ka dhënë ende detaje konkrete se për çfarë bëhet fjalë me “projektin e ri”, duke lënë të hapur kuriozitetin për atë që pritet të sjellë së shpejti në karrierën e tij.




