Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë Eli Farën, ka reaguar edhe vajza e saj, Marina Fara.
Marina ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt situatën, por ka ndarë në Instagram një video me një mesazh fetar, pak pasi në media u publikuan detaje të reja nga dëshmia e nënës së saj në Polici.
Në videon e ripostuar shfaqen pamje nga Meka, ndërsa mesazhi i përcjellë flet për uljet dhe ngritjet e jetës, largimin e njerëzve dhe besimin te Zoti në momente të vështira.
“Today you’re high, tomorrow you’re low”, thuhet në një pjesë të videos.
Mesazhi vijon me fjalët: “So when I’m scared, I raise my hands. When I don’t know, I trust His plan”, që në shqip përcillet si: “Kur kam frikë, ngre duart. Kur nuk di çfarë të bëj, i besoj planit të Tij”.
Në një tjetër pjesë të videos thuhet:
“I say Ya Allah lead the way, and take another step in faith. I have Allah, I have everything”, duke vënë theksin te besimi dhe mbështetja te Zoti përballë vështirësive.
Marina nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë dhe nuk e ka lidhur publikisht postimin me situatën e nënës së saj. Megjithatë, koha e publikimit ka tërhequr vëmendje, pasi postimi është bërë në të njëjtën ditë kur u raportuan detaje nga dëshmia e Eli Farës.
Sipas raportimeve të fundit, Eli Fara është paraqitur në Polici pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve private. Ajo mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte dijeni se po filmohej, ndërsa denoncimi i saj lidhet me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.
Në këtë situatë, Marina ka zgjedhur heshtjen përballë detajeve, duke përcjellë vetëm një mesazh besimi në një moment kur emri i nënës së saj është në qendër të vëmendjes mediatike.




