Vetëm pak kohë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, u shpreh në Top Albania Radio se lidhja e tij me Inën kishte marrë fund, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk ekzistonte më një raport romantik.
Megjithatë, një video e shpërndarë nga “Fan Club” në Instagram ka rikthyer dyshimet. Në pamje, ata duken mjaft të afërt: Keijsi shihet duke i bërë foto Inës, ndërsa ajo afrohet pranë tij, duke krijuar një atmosferë që tejkalon kufijtë e një miqësie të thjeshtë.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të sqaruar situatën, duke e lënë të hapur mundësinë nëse bëhet fjalë për një rikthim apo thjesht për një marrëdhënie të mirë pas ndarjes.
Kujtojmë se Keijsi dhe Ina u njohën fillimisht në “Përputhen”, ku e përshkruan raportin e tyre si miqësi. Në atë kohë, ai ishte në një lidhje me Stelinën, një tjetër ish-konkurrente. Më pas, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, marrëdhënia mes tyre ndryshoi drejtim, duke u shoqëruar edhe me momente më intime, përfshirë puthje.




