Adion Puka ka bërë sërish për vete rrjetin me një moment komik të ndarë në Instagram, ku protagoniste ishte partnerja e tij Fabjola Elezaj së bashku me babain e Adionit.
Në fotot e publikuara në Instastory, atmosfera fillimisht dukej krejt normale dhe familjare. Ola dhe vjehrri i saj shfaqeshin duke ngritur gotat e birrës në tavolinë, mes batutave dhe humorit. Mirëpo, në imazhin pasues, situata merr një kthesë krejt gazmore, pasi të dy shihen duke u “kapur për fyti” me shaka, ndërsa birra derdhet mbi tavolinë.
Ka qenë vetë Adioni ai që e ka kthyer momentin në një skeç humoristik për ndjekësit, duke shkruar:
“Mas 3 birrave i tha po baca Erzen po t’ngjoj.”

Adion Puka via Instagram Story
Postimi u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një raport shumë të afërt dhe plot humor mes Olës dhe familjes së partnerit të saj. Në rrjet nuk munguan as komentet që vunë re se fotografia dukej e gjeneruar me inteligjencë artificiale, gjë që e bëri situatën edhe më virale.
Për ta mbyllur me humor të gjithë episodin, Adioni publikoi më pas edhe një tjetër foto ku tregonte se Ola dhe babai i tij “u pajtuan”, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte thjesht një lojë gazmore familjare.

Që pas përfundimit të Ferma VIP, çdo postim i çiftit vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa publiku duket se po e ndjek me interes marrëdhënien e tyre edhe jashtë formatit televiziv.




