“Paqja dhe shtëpia ime” – Dedikimi plot dashuri i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e Kreshnik Gjergjit...

“Paqja dhe shtëpia ime” – Dedikimi plot dashuri i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e Kreshnik Gjergjit...

Kreshnik Gjergji feston sot ditëlindjen, ndërsa urimi më i veçantë erdhi nga partnerja e tij, Dafina Zeqiri, e cila ndau me ndjekësit një dedikim të mbushur me dashuri në rrjetet sociale.

Këngëtarja publikoi në Instagram një fotografi romantike të çiftit, të shoqëruar me fjalë që preknin zemrën.

Dafina Zeqiri via Instagram Story

Gëzuar ditëlindjen paqes dhe shtëpisë sime, përgjithmonë mirënjohëse për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku. Uroj që ky vit të të sjellë gjithçka që zemra jote meriton”, shkroi Dafina Zeqiri.

Mesazhi u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan fjalët e saj të ngrohta dhe lidhjen e fortë që çifti ka ndërtuar.

Një tjetër postim që tërhoqi vëmendje ishte fotografia e Kreshnik Gjergjit me djalin e tyre, Daskanin, në krahë.

Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë”, ishte mbishkrimi që shoqëronte imazhin, duke e bërë edhe më emocionues këtë moment familjar.

Dafina Zeqiri via Instagram Story

Me këto dedikime, Dafina Zeqiri zgjodhi ta festojë publikisht ditëlindjen e partnerit, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga jeta e tyre familjare.