Olsa Muhameti thyen heshtjen për “dhomën e rrëfimit”: Ja çfarë ndodh mes produksionit dhe banorëve të BBV...

Olsa Muhameti via Instagram
Olsa Muhameti via Instagram

Olsa Muhameti ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve lidhur me mënyrën se si funksionon “Big Brother VIP”, duke prekur edhe një nga temat që ka ngjallur vazhdimisht diskutime dhe dyshime te publiku: komunikimin mes produksionit dhe banorëve në dhomën e rrëfimit.

Një ndjekës e pyeti producenten se cili është, sipas saj, perceptimi më i gabuar që publiku ka për mënyrën se si funksionon formati.

Përgjigjja e Muhametit lidhej drejtpërdrejt me pretendimet se produksioni mund të ndikojë në lojën e banorëve përmes bisedave që zhvillohen jashtë kamerave të shtëpisë.

“Se produksioni ndikon lojën e banorëve përmes dhomës së rrëfimit…”, shkroi ajo, duke e cilësuar këtë si një perceptim të gabuar.

Muhameti ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke theksuar:

Totalisht gabim, nëse do të ishte ashtu, do të ishte fake dhe formati nuk do të kishte sukses”.

Olsa Muhameti via Instagram Story

Deklarata e saj vjen në një kohë kur roli i produksionit dhe komunikimi me banorët në dhomën e rrëfimit janë diskutuar shpesh nga ndjekësit dhe ish-konkurrentët e formatit.

Më herët, edhe ish-banorja Jasmin Kadriu kishte bërë pretendime publike rreth përvojës së saj dhe komunikimit me produksionin gjatë qëndrimit në këtë ambient.

Me reagimin e saj, Muhameti mohon kategorikisht se dhoma e rrëfimit përdoret për t’u diktuar banorëve mënyrën se si duhet të luajnë. Sipas saj, një ndërhyrje e tillë do të cenonte pikërisht autenticitetin e formatit, i cili mbështetet te reagimet dhe sjellja e banorëve brenda shtëpisë.

Përgjigjja e saj pritet të rikthejë sërish në vëmendje debatin mbi atë që ndodh prapa kamerave dhe marrëdhënien mes produksionit dhe konkurrentëve të “Big Brother VIP”.