“Nuk ishte show!”/ Erik Lloshi zbulon të vërtetën për përplasjet me Kristi Lamajn në BBVIP...

“Nuk ishte show!”/ Erik Lloshi zbulon të vërtetën për përplasjet me Kristi Lamajn në BBVIP...

Erik Lloshi ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 5”, duke folur edhe për marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët. Në veçanti, këngëtari u ndal te raporti me Kristi Lamajn, me të cilin gjatë qëndrimit në shtëpi pati disa përplasje dhe debate.

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Erik u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si është marrëdhënia e tij me Kristin pas përfundimit të reality show-t.

Sipas këngëtarit, pas daljes nga shtëpia, banorët kanë zgjedhur të lënë pas konfliktet dhe gjithçka që ka ndodhur gjatë bashkëjetesës.

“Pjesa e ‘Big Brother’ ka qenë një trysni goxha e madhe. Të gjithë banorët kemi vendosur që gjithçka që ka ndodhur brenda, do e lëmë aty në shtëpi”, u shpreh Erik.

Ai zbuloi se sot ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kristi Lamajn, pavarësisht debateve që patën gjatë programit.

“Me Kristin kemi marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Janë gjëra normale, gjëra njerëzore. Fundja fare jemi njerëz, kemi gjak”, tha këngëtari.

Por kur Lei Kraja hodhi idenë se disa prej përplasjeve mund të kenë qenë pjesë e spektaklit dhe lojës, Erik e kundërshtoi.

Jo, nuk ka qenë show në shumicën e rasteve. Disa gjëra kanë qenë edhe të vërteta. Shumica mendojnë se e bëjnë për lojë, por jo. Është një reality show, por me të vërtetë ndodhin gjëra që janë reale. Të paktën mua”, deklaroi ai.

Erik theksoi se edhe nervozizmi dhe reagimet që shfaqeshin brenda shtëpisë ishin reale, pasi presioni i bashkëjetesës dhe izolimit bënte që situatat të përjetoheshin shumë më intensivisht.

Duket se sot, pas përfundimit të BBVIP, tensionet kanë mbetur pas dhe Erik Lloshi e Kristi Lamaj kanë zgjedhur të ruajnë një raport të mirë, pa hatërmbetje për atë që ndodhi brenda shtëpisë.